Samsung FG87SST Handbook Page 171

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 288
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 170
27
SHQIP
Ena e gatimit Nuk e
dëmton
mikrovalën
Komente
Enët prej qelqi të fortë
Mund të përdoren për të ngrohur ushqimin ose
lëngjet. Qelqi delikat mund të thyhet ose të pësojë
krisje nëse nxehet menjëherë.
Vazot prej qelqi
Duhet të hiqni kapakun. Të përshtatshme vetëm
për ngrohje.
Metaliket
Pjatat
Mund të shkaktojnë hark elektrik ose zjarr.
Lidhëset e qeseve të
ngrirjes
Letrat
Pjatat, gotat, pecetat dhe
letrat e kuzhinës
Për kohë të shkurtër gatimi dhe për ngrohjeje.
Gjithashtu për të thithur lagështirën e tepërt.
Letër e ricikluar
Mund të shkaktojnë hark elektrik.
Plastiket
Enët
Sidomos nëse janë prej lënde termoplastike
rezistente ndaj nxehtësisë. Disa materiale të tjera
plastike mund të mblidhen ose të çngjyrosen
në temperaturë të lartë. Mos përdorni plastikë
melaminë.
Qeset plastike ngjitëse
Mund të përdoren për të ruajtur lagështinë. Nuk
duhet të prekin ushqimin. Kujdes kur të hiqni qesen
plastike pasi mund të dalë avull i nxehtë.
Qeset e ngrirjes
✓ ✗
Vetë nëse përdoren për zierje ose nëse janë
rezistente ndaj nxehtësisë. Nuk duhet të jenë
hermetike. Shpojini me pirun nëse është e
nevojshme.
Letra e dyllit ose letra e vajit
Mund të përdoren për të ruajtur lagështinë dhe për të
shmangur stërpikjet.
Rekomandohet
✓✗
Tregoni kujdes
E pasigurt
UDHËZUESI GATIMI
MIKROVALËT
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr
dhe thithur nga uji, yndyra dhe sheqeri.
Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e
shpejtë e këtyre molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan
ushqimin.
GATIMI
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase.
Mikrovalët reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato
depërtojnë në materialet prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe
në materialet prej letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet gatuar kurrë
në enë metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë,
përfshirë perimet e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku
dhe mishi. Salcat, krem karamele, budingu me avull, konservat dhe salcat
çatni mund të gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë. Përgjithësisht,
gatimi me mikrovalë është ideal për ushqimet që normalisht mund të
përgatiten te pllaka e sobës. Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës
(shikoni kapitullin me këshilla, teknika dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën
e avullit dhe kontribuon në procesin e gatimit.
Ushqimi mund të mbulohet në mënyra të ndryshme: p.sh. me pjatë
qeramike, me kapak plastik ose me qese plastike ngjitëse të përshtatshme
për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e
rëndësishme për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda
ushqimit.
FG87SST_BOL_DE68-03132X-01_SQ.indd 27 2013-08-03 �� 4:39:13
Page view 170
1 2 ... 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 ... 287 288

Comments to this Manuals

No comments