Samsung MG23H3125NK User Manual Page 183

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 304
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 182
Shqip - 31
06 UDHËZUESI I GATIMIT
RINGROHJA
Furra juaj me mikrovalë do ta nxehë ushqimin në një fraksion të kohës që pllakave të sobave të
zakonshme u duhet për ta nxehur.
Përdorni si udhëzues nivelet e fuqisë dhe kohët e ringrohjes në tabelën e mëposhtme. Kohët në
tabelë supozojnë që lëngjet të jenë në temperaturën e ambientit nga +18 në +20°C ose ushqimet e
ftohta në temperaturë nga +5 në +7°C.
Rregullimi dhe mbulimi
Shmangni ringrohjen e copave të mëdha siç janë copat e mëdha të mishit – ato kanë tendencë të
mbipiqen dhe të thahen para se pjesa e mesit të jetë nxehur. Ringrohja e copave të vogla do të ishte
më e suksesshme.
Nivelet e fuqisë dhe trazimi
Disa ushqime mund të ringrohen duke përdorur fuqinë prej 800W ndërsa të tjerat duhet të ringrohen
duke përdorur 600W, 450W ose madje dhe 300W.
Kontrolloni tabelat për udhëzime. Përgjithësisht, është më mirë ta ringrohni ushqimin duke përdorur
një nivel fuqie më të ulët, nëse ushqimi është delikat, në sasi të mëdha, ose nëse ka tendencë të
nxehet shumë shpejt (për shembull, ëmbëlsira me fruta të thata).
Trazojeni mirë ose kthejeni ushqimin nga ana tjetër gjatë ringrohjes për të arritur rezultate më të mira.
Aty ku është e mundur, trazojeni përsëri para se ta shërbeni.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Për të parandaluar vlimin shpërthyes të
lëngjeve dhe djegien e mundshme të tyre, trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes. Mbajini në një furrë
me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit. Ju rekomandojmë që të vendosni një lugë plastike ose një
shkop qelqi brenda në lëngje. Shmangni mbinxehjen e ushqimit (dhe për rrjedhojë prishjen e tij).
Është e rekomandueshme që ta ulni kohën e gatimit dhe të shtoni kohën e nxehjes, nëse është e
nevojshme.
Koha e nxehjes dhe e qëndrimit
Kur të ringrohni ushqimin për herë të parë, do të ishte e dobishme po të mbanit shënim kohëzgjatjen
– për t'iu referuar në të ardhmen.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi i ringrohur të jetë nxehur në mënyrë të njëtrajtshme.
Lëreni ushqimin të qëndrojë për pak kohë pas ringrohjes - për ta lënë që temperatura të bëhet e
njëtrajtshme.
Koha e rekomanduar për qëndrimin pas ringrohjes është 2-4minuta, përveçse kur rekomandohet një
kohë tjetër në tabelë.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Shikoni gjithashtu kapitullin me masat
paraprake të sigurisë.
RINGROHJA E LËNGJEVE
Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20sekondash pasi të jetë fikur furra, për të
lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme
dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Për të shmangur vlimin shpërthyes dhe djegien e
mundshme të tyre, duhet të vendosni një lugë ose një shkop qelqi brenda lëngjeve dhe trazojini
para, gjatë dhe pas nxehjes.
Ringrohja e lëngjeve dhe e ushqimit
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzues për ringrohje.
Ushqimi Madhësia e racionit Energjia Koha (min.)
Pijet
(kafe, çaj
dhe ujë)
150 ml (1 filxhan)
250 ml (1 gotë çaji)
800 W 1-1½
1½-2
Udhëzimet
Hidheni në një filxhan dhe ringroheni të pambuluar. Vendosni filxhanin/
gotën e çajit në mes të pjatës rrotulluese. Lëreni në furrën me mikrovalë
gjatë kohës së qëndrimit dhe trazojeni mirë. Lëreni për 1-2minuta.
Supë
(e ftohtë)
250 g 800 W 3-3½
Udhëzimet
Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak
plastik. Trazojeni mirë pas ringrohjes. Trazojeni përsëri para se ta
shërbeni. Lëreni për 2-3minuta.
Çorbë
(e ftohtë)
350 g 600 W 5½-6½
Udhëzimet
Vendoseni çorbën në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me
kapak plastik. Trazojini herë pas here gjatë ringrohjes dhe përsëri para
se t'i lini të qëndrojnë dhe para se t'i shërbeni. Lëreni për 2-3minuta.
Makarona
me salcë
(të ftohta)
350 g 600 W 4½-5½
Udhëzimet
Vendosini makaronat (p.sh., spageti ose makaronat nudëll me vezë) në
një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojeni me qese plastike ngjitëse që
përdoret për mikrovalë. Trazojini para se t'i shërbeni. Lëreni për 3minuta.
Makarona
mbushura
me salcë
(të ftohta)
350 g 600 W 5-6
Udhëzimet
Vendosini makaronat e mbushura (p.sh., ravioli, tortelini) në një pjatë
të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak plastik. Trazojini herë pas
here gjatë ringrohjes dhe përsëri para se t'i lini të qëndrojnë dhe para
se t'i shërbeni. Lëreni për 3minuta.
Pjatë me
ushqime të
përziera
(e ftohtë)
350 g 600 W 5½-6½
Udhëzimet
Krijoni një ushqim me 2-3lloje përbërësish të ftohtë dhe vendoseni
në një pjatë prej qeramike. Mbulojeni me qese plastike ngjitëse që
përdoret për mikrovalë. Lëreni për 3minuta.
MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 31 2014-01-08 �� 7:28:11
Page view 182
1 2 ... 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 ... 303 304

Comments to this Manuals

No comments