Samsung EK-GC100 User Manual Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 559
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
Shqip
16
Informacione sigurie
Këto informacione sigurie përmbajnë materiale për pajisje celulare.
Disa materiale mund të mos aplikohen për pajisjen tuaj. Për të
parandaluar dëmtime ndaj vetes tuaj ose të tjerëve apo të dëmtoni
pajisjen, lexoni informacionet e sigurisë për pajisjen tuaj para se ta
përdorni.
Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave
të sigurisë mund të shkaktojë lëndime serioze ose
vdekje
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni kabllin e korrentit me duar të lagura ose ta shkëputni
karikuesin duke tërhequr kabllin
Nëse veproni kështu mund t'ju kapë korrenti.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me
duar të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr, ose bateria
mund të keqfunksionojë ose të pëlcasë.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të
keqfunksionojë.
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 558 559

Comments to this Manuals

No comments