Samsung SM-N910C User Manual Page 175

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 181
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 174
175
Zgjidhjae problemit
Para se të kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung, ju lutem provoni zgjidhjet e
mëposhtme. Disa situata mund të mos zbatohen për pajisjen tuaj.
Kur e ndizni pajisjen ose kur po e përdorni atë, ajo ju kërkon të formoni
një prej kodeve të mëposhtme:
•
Fjalëkalimi: Kur të jetë e aktivizuar veçoria e kyçjes të pajisjes, duhet të futni fjalëkalimin që
keni caktuar për pajisjen.
•
PIN: Kur përdorni pajisjen për herë të parë ose kur është e aktivizuar kërkesa për PIN, duhet
të futni PIN-in e dhënë me kartën SIM ose USIM. Mund ta çaktivizoni këtë veçori duke
përdorur menunë e Kyçjes të Kartës SIM.
•
PUK: Karta juaj SIM ose USIM është e bllokuar, zakonisht si rezultat i futjes së kodit tuaj PIN
shumë herë gabim. Duhet të futni kodin PUK të dhënë nga ofruesi i shërbimit.
•
PIN2: Kur hapni një menu që kërkon PIN2, duhet të formoni PIN2 të dhënë me kartën SIM
ose USIM. Për më shumë informacione, kontaktoni operatorin e shërbimit.
Pajisja juaj shfaq mesazhe gabimesh në rrjet ose shërbim
•
Kur ndodheni në zona me sinjale të dobëta ose pak valë, mund të humbni sinjalin.
Zhvendosuni në një zonë tjetër dhe provoni përsëri. Gjatë lëvizjeve, mund të shfaqen
vazhdimisht mesazhe gabimi.
•
Nuk mund të përdorni disa opsione pa një abonim. Për më shumë informacione, kontaktoni
operatorin e shërbimit.
Pajisja juaj nuk ndizet
•
Kur bateria është e shkarkuar plotësisht, pajisja juaj nuk do të ndizet. Karikojeni plotësisht
baterinë para se ta ndizni pajisjen.
•
Bateria mund të mos jetë vendosur mirë. Vendoseni baterinë përsëri.
•
Fshijini të dy kontaktet ngjyrë floriri dhe vendoseni baterinë përsëri.
Page view 174

Comments to this Manuals

No comments