
Shqip 11
Informacione sigurie
Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin
PARALAJMËRIM
• Mos e futni spinën elektrike në prizën në mur me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Mos vendosni sende sipër pajisjes.
- Kur e hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë
lëndim të vetes tuaj dhe/ose dëmtime materiale.
• Mos i futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh. shkopinj, etj.) në fund
ose prapa frigoriferit.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
- Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.
• Mos i prekni muret e brendshëm të ngrirësit ose produktet e vendosura në
ngrirës me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrirjeje.
• Mos vendosni një enë të mbushur me ujë në frigorifer.
- Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.
• Mos i mbani objektet ose substancat e avullueshme ose të djegshme (benzinë,
hollues, gaz propan, alkool, eter, gaz LPG dhe produkte të tjera të tilla etj.) në
frigorifer.
- Ky frigorifer është vetëm për të ruajtur ushqim.
- Kjo mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". Hapësirat midis
dyerve dhe kabinetit janë mjaft të vogla. Bëni kujdes kur hapni dyert nëse
fëmijët janë pranë jush.
• Mos i vendosni gishtat tuaj apo të fëmijëve midis dyerve.
- Mbajini gishtat jashtë hapësirave të majta dhe të djathta të dyerve. Bëni
kujdes kur hapni dyert nëse i keni gishtat midis tyre.
• Mos i lini fëmijët të varen në derë ose koshat e derës. Mund të shkaktohen
lëndime serioze.
Untitled-30 11 2018-04-06 5:28:47
Comments to this Manuals