Samsung GT-I9128 Manual Page 25

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 558
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 24
Shqip
24
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare
 Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është
instaluar në automjetin tuaj të jetë montuar në mënyrë të sigurt.
 Mos e përdorni pajisjen dhe aksesorët pranë ose brenda një vendi ku është
vendosur airbegu. Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të
shkaktojnë dëmtime serioze kur airbegët hapen papritur.
Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje
 Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë.
 Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj
të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të ngarkuesit
 Mos e karikoni pajisjen tuaj për më shumë se një javë, pasi karikimi i tepërt
mund të shkurtojë jetën e baterisë.
 Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të
karikohet përsëri para se të përdoret.
 Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
 Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuar.
 Lënia e baterive të papërdorura për një kohë të gjatë mund të ulë
jetëgjatësinë dhe performancën e tyre. Gjithashtu mund të shkaktojë që
bateritë të keqfunksionojnë ose të shpërthejnë apo të shkaktojnë zjarr.
 Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më
të gjatë të pajisjes dhe baterisë tuaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e
shkaktuar nga mosrespektiimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të
evitojë garancinë e prodhuesit.
 Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime
mbulohen nga garancia brenda periudhës të vlefshmërisë, por jo dëmtimet
ose prishjet e shkaktuara nga përdorimi i aksesorëve të paaprovuar.
Kur përdorni pajisjen, mos harroni
 Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.
 Flisni direkt në mikrofon.
 Mos e mbuloni antenën me duar ose me objekte të tjera. Kjo mund të
shkaktojë probleme lidhshmërie ose rrëzim të baterisë.
Page view 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 557 558

Comments to this Manuals

No comments