Samsung SM-J400F/DS User Manual Page 23

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 940
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 22
Shqip
22
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
• Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë
mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si
në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur
mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose
pajisjen e përdorur.
• Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
• Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila
mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
• Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të
ftohta ose shumë të nxehta.
• Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin
kapacitetin e karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.
• Mos lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të
baterisë dhe mos i lejoni të kontaktojnë me objekte metalike. Kjo
mund të bëjë që bateritë të mos funksionojnë mirë.
• Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje
gatimi me nxehtësi ose enë me presion
• Bateria mund të rrjedhë.
• Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta
pluhuri ose materiale fluturuese në ajër
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të
keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Page view 22
1 2 ... 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 ... 939 940

Comments to this Manuals

No comments