
Shqip - 19
03 LARJA E NJË NGARKESE RROBASH
larja e një ngarkese me rroba
Me makinën tuaj larëse të re Samsung, pjesa më e vështirë e larjes së rrobave do
të jetë zgjedhja se cilën ngarkesë të lani të parën.
LARJA PËR HERË TË PARË
Përpara sesa të lani rrobat për herë të parë, duhet të kryeni një cikël të plotë bosh (d.m.th. pa
rroba.)
1. Shtypni butonin Power (Energjia) .
2. Shtoni pak detergjent në pjesëzën e detergjentit
në
sirtarin e detergjentit.
3. Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.
4. Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo).
Kjo do të heqë çdo sasi uji që mund të ketë mbetur në
makinë nga testimi i prodhuesit.
Pjesëza : Detergjent për larjen paraprake ose niseshte.
Pjesëza : Detergjent për larjen kryesore, zbutës të ujit, agjent i paranjomjes, zbardhës dhe
produkt të heqjes së njollave.
Për të përdorur detergjent të lëngshëm, përdorni kutinë e detergjentit të lëngshëm
(referojuni faqes 31 të manualit për modelin përkatës). Mos shtoni detergjent pluhur në
kutinë e detergjentit të lëngshëm.
Pjesëza
: Elemente shtesë, p.sh. zbutës të materialit ose formues (mbusheni jo më shumë
sesa buza e poshtme (MAX) e pjesëzës “A”).
UDHËZIMET BAZË
1. Vendosni rrobat tuaja në makinën larëse.
Mos e mbushni makinën larëse më shumë sesa duhet. Për të përcaktuar kapacitetin e
ngarkesës për secilën lloj të rrobave, referojuni skicës në faqen 30.
• Sigurohuni se rrobat nuk janë kapur në derë, pasi kjo mund të shkaktojë një rrjedhje të
ujit.
• Detergjenti i larjes mund të mbetet në pjesën e përparme të plastikës së makinës larëse
pas një cikli të larjes. Hiqni çdo detergjent të mbetur, pasi kjo mund të shkaktojë një
rrjedhje të ujit.
• Mos e prekni xhamin e derës ndërsa makina larëse është duke punuar pasi ajo mund të
jetë e nxehtë.
• Mos e hapni sirtarin e detergjentit ose fi ltrin e mbeturinave ndërsa makina larëse është në
punë pasi mund të ekspozoheni ndaj ujit ose avullit të nxehtë.
• Mos lani gjërat që nuk lejojnë depërtimin e ujit në cikël normal përveç programit të
rrobave sportive.
2. Mbylleni derën derisa të vendoset shuli.
3. Ndizni energjinë.
4. Shtoni detergjentit dhe shtesat e tjera në sirtarin e vendosjes së tyre.
5. Zgjidhni ciklin e përshtatshëm dhe opsionet për ngarkesën.
Drita e Treguesit të Larjes do të ndriçojë dhe koha e përafërt e ciklit do të shfaqet në ekran.
6. Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo).
PARALAJMËRIM
ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec5:19ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec5:19 2015-10-21 6:18:132015-10-21 6:18:13
Comments to this Manuals