Samsung FG87SUB User Manual Page 149

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 288
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 148
Shqip - 5
01
UDHËZIMET E SIGURISË
UDHËZIME PËR INSTALIMIN E FURRËS ME
MIKROVALË
Kjo pajisje përputhet me rregulloret e BE-së.
Hedhja e materialit të paketimit dhe e pajisjes.
Materiali i paketimit të pajisjes është i riciklueshëm.
Mund të përdoret materiali i mëposhtëm:
Karton;
Shirit polietileni (PE);
Polistiren pa klorofluorokarbon (shkumë e fortë prej
polistireni).
Hidhini këto materiale në mënyrë të përgjegjshme dhe në
përputhje me rregulloret qeveritare.
Autoritetet mund t'ju ofrojnë informacion se si t'i hidhni në
mënyrë të përgjegjshme pajisjet shtëpiake që kanë dalë
jashtë përdorimit.
Siguria
Pajisja duhet të lidhet vetëm nga një teknik i kualifikuar.
Furra me mikrovalë është krijuar për përdorim në shtëpi.
Duhet ta përdorni atë posaçërisht për gatimin e ushqimit.
Pajisja nuk është e nxehtë gjatë dhe pas përdorimit. Mbajeni
mend këtë nëse fëmijët tuaj të vegjël afrohen te pajisja.
Instalimi pranë një furre të zakonshme.
Kur të instaloni furrën me mikrovalë pranë një furre
të zakonshme, duhet lënë hapësirë e mjaftueshme
ndërmjet tyre për të parandaluar mbinxehjen, pasi
ambienti përreth mund të nxehet shumë. Është e qartë
që duhet t'u përmbaheni në mënyrë strikte udhëzimeve
të prodhuesit për instalimin e furrës së zakonshme.
Furra me mikrovalë inkaso nuk duhet të instalohet mbi
një furrë të zakonshme, përndryshe sistemi i ftohjes së
furrës me mikrovalë mund të dëmtohet nga ajri i nxehtë
që prodhohet nga furra e zakonshme.
Lidhja elektrike
Spina me të cilën lidhet pajisja, duhet të jetë në përputhje
me rregulloret kombëtare dhe lokale.
Nëse dëshironi të kryeni një lidhje të qëndrueshme,
sigurohuni që në linjën e furnizimit me energji të jetë
vendosur një çelës me shumë pole dhe me një hapësirë
minimale kontakti prej 3 mm.
FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 5 2017-12-06  5:04:11
Page view 148
1 2 ... 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 ... 287 288

Comments to this Manuals

No comments