Samsung SM-N910C User Manual Page 177

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 182
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 176
Zgjidhjae problemit
177
Ekrani me prekje përgjigjet ngadalë ose jo mirë
•
Nëse vendosni një kapak mbrojtës ose aksesorë opsionalë në ekranin me prekje, ekrani me
prekje mund të mos funksionojë mirë.
•
Nëse keni veshur doreza, nëse duart nuk i keni të pastra kur prekni ekranin me prekje, ose
nëse shtypni ekranin me objekte të mprehta ose thonj, ekrani me prekje mund të mos
funksionojë mirë.
•
Ekrani me prekje mund të keqfunksionojë në kushte lagështie ose kur ekspozohet ndaj ujit.
•
Rindizeni pajisjen për të pastruar çdo problem të përkohshëm softueri.
•
Sigurohuni që softueri i pajisjes tuaj të jetë përditësuar në versionin më të fundit.
•
Nëse ekrani me prekje gërvishtet ose dëmtohet, vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung.
Pajisja juaj ngrin ose ka gabime fatale
Nëse pajisja juaj ngrin ose bllokohet, mund t'ju duhet të mbyllni aplikacionet ose të rivendosni
baterinë dhe ta ndizni pajisjen përsëri për të funksionuar. Nëse pajisja juaj është e ngrirë dhe nuk
përgjigjet, shtypni dhe mbani shtypur butonin energji dhe butonin volum njëkohësisht për më
shumë se 7 sekonda për ta rindezur.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin, bëni një rivendosje të të dhënave të fabrikës. Në ekranin Të
gjitha aplikacionet, shtypni
Settings
Backup and reset
Factory data reset
RESET
DEVICE
ERASE EVERYTHING
. Para se të kryeni rivendosjen e të dhënave të fabrikës, mos
harroni të krijoni kopje rezervë të të gjithë të dhënave të rëndësishme të ruajtura në pajisje.
Nëse problemi nuk zgjidhet përsëri, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.
Telefonatat nuk lidhen
•
Sigurohuni që të përdorni rrjetin celular të duhur.
•
Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin që po telefononi.
•
Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin e telefonit në hyrje.
Të tjerët nuk mund t'ju dëgjojnë kur flisni në një telefona
•
Sigurohuni që nuk po mbuloni mikrofonin e telefonit.
•
Sigurohuni që mikrofoni të jetë afër me gojën tuaj.
•
Nëse po përdorni një kufje me mikrofon, sigurohuni që të jetë lidhur si duhet.
Page view 176

Comments to this Manuals

No comments