Samsung SM-N910C User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 182
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
5
Më lexo mua më parë
Ju lutem lexoni këtë manual para se të përdorni pajisjen për përdorimin e duhur dhe të sigurt.
•
Përshkrimet bazohen në cilësimet e fabrikës të pajisjes.
•
Disa materiale mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të rajonit, operatorit të
shërbimit ose softuerit të pajisjes.
•
Përmbajta (përmbajtja e cilësisë të lartë) e cila kërkon përdorim të lartë të CPU-së dhe
RAM-it do të ndikojë në performancën e përgjithshme të pajisjes. Aplikacionet që lidhen
me përmbajtjen mund të mos funksionojnë si duhet në varësi të të dhënave të pajisjes dhe
ambientit në të cilin përdoret.
•
Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës që shkaktohen nga
operatorët e tjerë përveç Samsung.
•
Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës ose papajtueshmërive të
shkaktuara nga ndryshimet e cilësimeve të regjistrit ose modifikimi i softuerit të sistemit
operativ. Përpjekja për të personalizuar sistemin operativ mund të shkaktojë që pajisja ose
aplikacionet e tjera të mos funksionojnë mirë.
•
Softueri, burimet e zërit, figurat e sfondit, imazhet dhe mediat e tjera të dhëna me këtë
pajisje janë të licencuara për përdorim të limituar. Nxjerrja dhe përdorimi i këtyre materialeve
për qëllime komerciale ose për qëllime të tjera përbën shkelje të ligjeve për të drejtat e
autorit. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të medias.
•
Mund të keni tarifim shtesë për shërbimet e të dhënave, si dërgimi i mesazheve, ngarkimet
dhe shkarkimet, sinkronizimi automatik ose përdorimi i shërbimeve për vendndodhjen
në varësi të planit tuaj tarifor. Për transferime të mëdha të të dhënave rekomandohet të
përdoret veçoria Wi-Fi.
•
Aplikacionet e parazgjedhura që vijnë së bashku me pajisjen janë subjekt ndryshimi ndaj
përditësimeve dhe mund të mos mbështeten më pa njoftim paraprak. Nëse keni pyetje rreth
një aplikacioni të dhënë bashkë me pajisjen, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.
Për aplikacionet e instaluara nga përdoruesi, kontaktoni me ofruesit e shërbimit.
•
Modifikimi i sistemit operativ të pajisjes ose instalimi i softuerëve nga burime jozyrtare
mund të shkaktojë keqfunksionime të pajisjes dhe korruptim ose humbje të të dhënave.
Këto veprime janë shkelje të marrëveshjes tuaj të licencës me Samsung dhe do të anulojnë
garancinë.
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 181 182

Comments to this Manuals

No comments