Samsung MS23K3515AK User Manual Page 133

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 224
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 132
Shqip 21
Udhëzues gatimi
Udhëzues gatimi
Mikrovalët
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr dhe thithur nga uji,
yndyra dhe sheqeri.
Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e shpejtë e këtyre
molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan ushqimin.
Gatimi
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase. Mikrovalët
reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato depërtojnë në materialet
prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe në materialet prej letre dhe prej druri. Pra,
ushqimi nuk duhet gatuar kurrë në enë metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë, përfshirë perimet
e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku dhe mishi. Salcat, krem karamele,
budingu me avull, konservat dhe salcat çatni mund të gatuhen gjithashtu në furrë me
mikrovalë. Përgjithësisht, gatimi me mikrovalë është ideal për ushqimet që normalisht mund të
përgatiten te pllaka e sobës. Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës (shikoni kapitullin
me këshilla, teknika dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën e avullit dhe
kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet në mënyra të ndryshme: p.sh. me
pjatë qeramike, me kapak plastik ose me qese plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e rëndësishme për të lejuar që
temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda ushqimit.
Ringrohja e lëngjeve dhe e ushqimit
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzues për ringrohje.
Ushqimi Madhësia e racionit Ndezje/fikje Koha (min.)
Pijet
(kafe, çaj dhe ujë)
150 ml (1 filxhan)
250 ml (1 gotë çaji)
800 W 1-1½
1½-2
Udhëzimet
Hidheni në një filxhan dhe ringroheni të pambuluar. Vendosni
filxhanin/gotën e çajit në mes të pjatës rrotulluese. Lëreni në
furrën me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit dhe trazojeni mirë.
Lërini për 1-2 minuta.
Supë (e ftohtë) 250 g 800 W 3-3½
Udhëzimet
Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak
plastik. Trazojeni mirë pas ringrohjes. Trazojeni përsëri para se ta
shërbeni. Lëreni për 2-3 minuta.
Çorbë (e ftohtë) 350 g 600 W 5½-6½
Udhëzimet
Vendoseni çorbën në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni
me kapak plastik. Trazojini herë pas here gjatë ringrohjes dhe
përsëri para se t'i lini të qëndrojnë dhe para se t'i shërbeni.
Lëreni për 2-3 minuta.
Makarona me salcë
(të ftohta)
350 g 600 W 4½-5½
Udhëzimet
Vendosini makaronat (p.sh., spageti ose makaronat nudëll me vezë)
në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojeni me qese plastike
ngjitëse që përdoret për mikrovalë. Trazojeni para se ta shërbeni.
Lërini për 3 minuta.
MS23K3515AW_OL_DE68-04421Q-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 21 6/28/2018 7:03:06 PM
Page view 132
1 2 ... 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 ... 223 224

Comments to this Manuals

No comments