
Shqip 41
Gatimi inteligjent
Udhëzimet Sitni miellin me kripën mbi një tas të madh. Sitni sheqerin pluhur dhe
sheqerin me vanilje me të. Pritni me 2 thika në kuba të vegjël gjalpin në
miell. Shtoni
3
/4 e vezës së rrahur. Përziejini të gjithë përbërësit në frulator
derisa të shfaqet një masë që mund të thërrmohet. Formoni brumin me duar
dhe mblidheni top. Mbështilleni me qese plastike dhe lëreni të ftohet për
rreth 30 minuta.
Lyejeni tepsinë në formë spiraleje (me diametër 24-26 cm) me yndyrë dhe
pluhurosni sipërfaqen me miell. Hapni
3
/4 e brumit deri në një trashësi 5 mm.
Vendoseni në tepsi (në pjesën e poshtme dhe në anë).
Qëroni mollët dhe hiqni pjesën e mesit. Pritini në kubikë rreth
3
/4 x
3
/4 cm.
Spërkatni mollët me lëng limoni dhe përziejini mirë. Lani dhe thani stadhet
dhe rrushin e thatë. Shtoni sheqer, kanellë, rrush të thatë dhe stadhet.
Përziejini mirë dhe spërkatni pjesën e poshtme të brumit me thërrime buke.
Ngjisheni lehtë.
Hapni pjesën e mbetur të brumit. Priteni brumin në rripa të hollë dhe
vendosini tërthorazi në mbushje. Lyeni byrekun njëtrajtësisht me pjesën e
mbetur të vezës së rrahur.
Lazanja
Përbërësit 2 lugë gjelle vaj ulliri, 500 g mish viçi i grirë, 500 ml salcë domateje, 100 ml
lëng mishi,150 g petë lazanje të thara, 1 qepë (e copëtuar), 200 g djathë i
grirë, 1 lugë majdanoz i grirë, rigon, borzilok
Udhëzimet Përgatisni salcën e domateve me mish. Nxehni vajin në një tigan për skuqje,
pastaj gatuani mishin e grirë të viçit dhe qepën e copëtuar për rreth
10 minuta derisa të skuqen njëtrajtësisht. Hidhni salcën e domates dhe
lëngun e mishit të viçit dhe shtoni erëzat e thara. Vendosini për t'i zier dhe
ziejini për 30 minuta.
Gatuajini makaronat për lazanjë sipas udhëzimeve të paketimit. Vendosni
makaronat për lazanjë, salcën e mishit, djathin dhe përsërisni të njëjtën gjë.
Pastaj hidhni sipër njëtrajtësisht djathin e mbetur mbi shtresën e fundit të
makaronave për lazanjë dhe piqeni.
Byrek me mollë
Përbërësit • Brumi: 275 g miell,
1
/2 lugë gjelle kripë, 125 g sheqer të bardhë pluhur,
8 g sheqer vaniljeje, 175 g gjalpë i ngrirë, 1 vezë (e rrahur)
• Mbushja: 750 g mollë të plota të forta, 1 lugë gjelle lëng limoni, 40 g
sheqer,
1
/2 lugë gjelle kanellë, 50 g rrush i thatë pa fara, 2 lugë gjelle
thërrime buke
NV75N5671RS_OL_DG68-01055F-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 41 2/13/2018 12:27:38 PM
Comments to this Manuals