Samsung UE46F5500AW User Manual Page 190

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 289
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 189
Shqip - 10
Konfigurimi i rrjetit
Lidhja me rrjetin
Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në përditësimet e
softuerëve.
Lidhja e rrjetit - Me valë
Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.
Rrugëzuesi IP me valë ose
modem i cili ka server DHCP
Kablloja LAN (nuk jepet)
Foleja LAN në mur
Masat paraprake për rrjetin me valë
Ky Smart TV mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g /n. Samsung-u rekomandon
përdorimin e IEEE 802.11n. Në të kundërt, kur luani video përmes një lidhjeje rrjeti, videoja mund të
mos luajë shtruar.
Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse
rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u
lidhur me rrjetin me valë.
Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar
për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/
ose ndërprerje të komunikimit.
Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të
karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie
nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.
Protokollet e sigurisë në rrjet
Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe nuk mund të lidhet
me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:
Modalitetet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK
Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES
Nëse rrugëzuesi me valë është caktuar në modalitetin Pure High-throughput (Greenfield) 802.11n dhe
lloji i enkriptimit në WEP ose TKIP, Samsung Smart TV nuk do të mbështesë lidhjen në përputhje me
specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), është e mundur të lidheni me
rrjetin nëpërmjet PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi). WPS-ja i
konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.
[UF5500-XH]BN68-04825S-03L16.indb 10 2013-11-14  2:51:28
Page view 189
1 2 ... 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 ... 288 289

Comments to this Manuals

No comments