
Shqip - 49
MIRËMBAJTJA
Rikuperimi nga ngrirja
Makina larëse mund të ngrijë nëse temperatura bie nën 0°C.
1. Fikni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
2. Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin e furnizimit me ujë.
3. Shkëputni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
4. Hidhni ujë të ngrohtë në kazanin e makinës larëse dhe lëreni për rreth 10 minuta.
5. Rilidhni tubin e furnizimit me ujë me rubinetin.
Nëse makina e larjes nuk funksionon normalisht, përsëritni hapat e mësipërm derisa të funksionojë
normalisht.
Kujdesi ndaj mospërdorimit për një kohë të gjatë
Shmangni lënien e makinerisë pa përdorur për një kohë të gjatë.
Në këtë rast, shkarkoni ujin në makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
1. Në ekranin kryesor, prekni Course (Procesi) > Cotton (Pambuk) me opsionin Quick Wash (Larje e
shpejtë).
2. Zbrazni kazanin dhe prekni Start (Fillo).
3. Kur procesi të përfundojë, mbyllni rubinetin e ujit dhe hiqni tubin e furnizimit me ujë.
4. Fikni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
5. Hapni derën për të lejuar qarkullimin e ajrit në kazan.
Untitled-11 49 5/26/2017 5:08:44 PM
Comments to this Manuals