Samsung MS23F301TAS User Manual Page 134

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 240
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 133
14
SHQIP
SI PUNON FURRA ME MIKROVALË
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e
çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar formën
apo ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
Shkrirje (manuale dhe automatike)
Gatim
Ringrohje
Parimi i gatimit.
1. Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen
njëtrajtësisht ndërkohë që ushqimi rrotullohet
në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet
njëtrajtësisht.
2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi
prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë
që nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.
3. Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe
karakteristikave të ushqimit:
Sasia dhe dendësia
Përmbajtja e ujit
Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë,
gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e
qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar
për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit
KONTROLLI NËSE FURRA FUNKSION SIÇ DUHET
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra
funksionon siç duhet në çdo kohë.
Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në anë e djathtë të derës.
Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.
1. Shtypni butonin Mikrovala ( ).
Rezultati: Do të shfaqen treguesit prej
800 W (fuqia maksimale e gatimit).
2. Caktojeni kohën 4 deri në 5 minuta duke rrotulluar
dorezën e çelësit dhe shtypni butonin Start/+30s
(Fillo/+30s) ( ).
Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
1) Gatimi fillon dhe kur të mbarojë sinjali i furrës do të bjerë
4 herë.
2) Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë
në çdo minutë).
3) Shfaqet përsëri koha aktuale.
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në mur. Pjata rrotulluese
duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie
ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë kohë për të zier.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-01_SQ.indd 14 2013-07-27 �� 3:06:37
Page view 133
1 2 ... 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 ... 239 240

Comments to this Manuals

No comments