Samsung MS23K3515AK User Manual Page 116

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 224
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 115
4 Shqip
Udhëzimet e sigurisë
Udhëzimet e sigurisë
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen,
gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes, si dhe
mund të shkaktojë situatë të rrezikshme.
Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm e
vendosur mbi banak (e lirë). Furra me mikrovalë nuk duhet
vendosur brenda mobilieve.
Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit në
mikrovalë.
Kur hiqni enët nga pajisja duhet bërë kujdes të mos zhvendoset
pjata rrotulluese.
Pajisja nuk duhet pastruar me pastrues me avull.
Pajisja nuk duhet pastruar me ujë.
Pajisja nuk është krijuar për t'u instaluar në automjete, në rulota
dhe në automjete të ngjashme etj.
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk
mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe
nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore të reduktuara,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje
ose nëse janë udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të
pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do
të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai duhet
të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose një
person me kualifikim të ngjashëm.
Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me lartësi të
tillë që lejon përdorimin e hapësirës dhe të zonës së kontrollit.
Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet në
punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.
Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë djegieje ose
nëse del tym, hiqeni spinën elektrike menjëherë dhe kontaktoni
pikën tuaj më të afërt të shërbimit.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të
jetë e disponueshme.
MS23K3515AW_OL_DE68-04421Q-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 4 6/28/2018 7:03:02 PM
Page view 115
1 2 ... 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 ... 223 224

Comments to this Manuals

No comments