Samsung NV75K5571RS User Manual Page 203

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 384
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 202
Shqip 11
Përpara se të filloni
Përdorimi bazë
Për përvojë më të mirë gatimi, njihuni me mënyrën e përdorimit të secilit aksesor.
Skarë me tela Skara me tela synohet për pjekje në skarë dhe skuqje. Futeni
skarën me tela në vend, me pjesët e dala (tapa në të dyja
anët) për përpara.
Aksesori i skarës me
tela *
Aksesori i skarës me tela përdoret me tavën dhe parandalon
derdhjen e lëngjeve në fund të furrës.
Tavë pjekjeje * Tava e pjekjes (thellësia: 20 mm) përdoret për pjekjen e
kekëve, biskotave dhe ëmbëlsirave të tjera. Vendoseni anën e
pjerrët përpara.
Tavë universale *
Tava universale (thellësia: 30 mm) përdoret për gatim dhe
skuqje. Përdoreni aksesorin e skarës me tela për të parandaluar
derdhjen e lëngjeve në pjesën e poshtme të furrës.
Vendoseni anën e pjerrët përpara.
Tavë ekstra e thellë * Tava ekstra e thellë (thellësia: 50 mm) përdoret për skuqje
me ose pa aksesorin e skarës me tela. Vendoseni anën e
pjerrët përpara.
Shishi * Shishi përdoret për pjekjen e ushqimeve në skarë, si p.sh.
të pulave. Përdoreni shishin vetëm në modalitetin Njëshe
në nivelin 4, ku disponohet përshtatësi i shishit. Zhvidhosni
dorezën e shishit për ta hequr gjatë pjekjes.
Shishi dhe
shashliku *
Vendoseni tavën në pozicionin 1 të skarës për të mbledhur
lëngjet e gatimit ose në pjesën e poshtme të furrës për racion
të madh mishi. Për sasi mishi nën 1,5 kg rekomandohet
përdorimi i aksesorëve të shishit.
1. Futeni shishin në mish. Për të ndihmuar në futjen e shishit,
vidhosni dorezën e tij nga skaji i pamprehtë.
2. Përreth mishit vendosni patate dhe perime të përvëluara.
3. V
endoseni skeletin në pozicionin e raftit të mesit me formën
"V" në pjesën e përparme. Vendoseni shishin te skeleti me
majën të drejtuar pas dhe shtyjeni lehtë derisa maja e tij të
futet në mekanizmin rrotullues në pjesën e pasme të furrës.
Skaji i pamprehtë i shishit duhet të mbështetet në pjesën me
formë "V". (Shishi ka dy veshë, të cilët duhet të qëndrojnë
pranë derës së furrës për të shmangur lëvizjen e shishit
përpara dhe të cilët shërbejnë edhe si kapëse për dorezën.)
4. Zhvidhosni vidat në dorezë përpara se të gatuani.
5. Pas gatimit, vidhoseni sërish dorezën për të ndihmuar në
heqjen e shishit nga skeleti.
VINI RE
Sigurohuni që doreza e shishit të qëndrojë mirë në vend.
Bëni kujdes kur përdorni shishin. Pirunët dhe kunjat janë me
majë dhe të mprehtë dhe mund t'ju lëndojnë!
Për të parandaluar djegiet, përdorni doreza për të hequr
shishin, pasi është shumë i nxehtë.
Shinat teleskopike * Përdorni pllakën e shinës teleskopike për të futur tavën si më
poshtë:
1. Tërhiqni pllakën e shinës teleskopike nga furra.
2. Vendosni tavën mbi pllakën e shinës dhe rrëshqiteni këtë
të fundit brenda në furrë.
3. Mbyllni derën e furrës.
Ndarësi Ndarësi synohet për ndarjen e furrën në dy pjesë. Përdoreni
ndarësin me modalitetin Gatim dyshe.
SHËNIM
Përfshirja e aksesorëve të shënuar me yll (*) varet nga modeli i furrës.
NV75K5571RS_OL_DG68-00740A-02_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 11 2018-04-10  7:34:19
Page view 202
1 2 ... 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 ... 383 384

Comments to this Manuals

No comments