Samsung WD90K6400OW User Manual Page 779

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 778
Shqip 11
Informacioni i sigurisë
Kujdesi gjatë përdorimit
KUJDES
Kur makina larëse ndotet me substancë të huaj si detergjent, pisllëqe, mbeturina
ushqimesh etj., hiqni spinën elektrike dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një
leckë të njomë dhe të butë.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim ose ndryshk.
Xhami i parmë mund të thyhet nga përplasjet e forta. Bëni kujdes kur përdorni makinën
larëse.
• Kur xhami thyhet, mund të shkaktojë lëndim.
Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas mungesës së furnizimit me ujë ose kur rilidhni tubin e
furnizimit me ujë.
Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.
• Presioni i ajrit në tubin e furnizimit me ujë ose tubacionin e ujit mund të shkaktojë
dëmtim të një pjese të produktit ose të rrjedhjes së ujit.
Nëse ndodh kullim gjatë një procesi, kontrolloni nëse ka ndonjë problem kullimi.
• Nëse makina larëse përdoret kur përmbytet për shkak të një problemi kullimi, kjo
mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futini rrobat plotësisht në makinën larëse me qëllim që rrobat të mos kapen te dera.
• Nëse rrobat kapen te dera, kjo mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të makinës
larëse ose mund të ketë rrjedhje uji.
Mbylleni furnizimin me ujë kur makina larëse nuk përdoret.
Sigurohuni që vidhat te bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë të jenë të shtrënguara siç
duhet.
• Në rast të kundërt mund të shkaktojë dëmtimin e pronës ose lëndim.
Sigurohuni që guarnicioni prej gome dhe xhami i derës së përparme të mos ndoten me
substanca të huaja (p.sh. mbeturina, je, okë etj.).
• Nëse një substancë e huaj ngec në derë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, ajo mund të
shkaktojë rrjedhje uji.
Hapni rubinetin dhe kontrolloni nëse bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë është
shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji para se të përdorni këtë produkt.
• Nëse vidhat ose bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë janë të liruar, kjo mund të
shkaktojë rrjedhje uji.
Produkti që keni blerë është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Përdorimi i produktit për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i produktit. Në kë
rast, produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe
Samsung-ut nuk do t’i ngarkohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose dëmtime që
rrjedhin nga ky keqpërdorim.
WD90K6400OW_03745R_SQ.indd 11 2016/9/13 11:13:31
Page view 778
1 2 ... 774 775 776 777 778 779 780 781 782 783 784 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments