Samsung RSH7ZNRS User Manual Page 147

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 192
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 146
informacion sigurie _3
SHENJA TË RËNDËSISHME
PARALAJMËRUESE PËR
INSTALIMIN
Mos e instaloni frigoriferin në një vend me
lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt
me ujin.
- Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të
shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të
drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj
nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës
ose pajisjeve të tjera.
Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok prizash.
Frigoriferi duhet që të vendoset gjithmonë në
prizën e tij individuale, me tension nominal që
përputhet me atë në pllakën e klasifi kimeve.
- Kjo ofron performancën më të mirë dhe
parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve
të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të
shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur.
Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni spinën.
- Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
Mos përdorni kordon që ka çarje ose dëmtim
nga gërryerja përgjatë trupit ose në secilin skaj.
Mos e përkulni shumë kordonin elektrik ose mos
vendosni sende të rënda sipër tij.
Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
- Aerosolët e përdorur pranë frigoriferit mund të
shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet
të instalohet dhe të vendoset në përputhje
me manualin.
Vendoseni spinën në pozicionin e duhur me
kabllo të varur.
- Nëse e vendosni spinën në anën e kundërt,
teli mund të këputet dhe të shkaktojë zjarr ose
goditje elektrike.
Sigurohuni që spina të mos jetë e shtypur ose e
dëmtuar në pjesën e pasme të frigoriferit.
Kur ta lëvizni frigoriferin, bëni kujdes që të mos e
rrotulloni ose të mos e dëmtoni kordonin elektrik.
- Kjo paraqet rrezik zjarri.
Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që
spina të mund të arrihet pas instalimit.
• Frigoriferi duhet të tokëzohet.
-
Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të parandaloni
rrjedhje të energjisë ose goditje elektrike që
shkaktohen nga rrjedhja e korrentit nga frigoriferi.
Mos përdorni kurrë tubat e gazit, linjat e telefonit
ose pika të tjera rrufepritëse si tokëzim.
- Përdorimi i pasaktë i spinës së tokëzimit mund të
shkaktojë goditje elektrike.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar,
ndërrojeni atë menjëherë nga prodhuesi
ose agjenti i tij i shërbimit.
Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga
tekniku ose kompania e kualifi kuar e shërbimit.
- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet
goditje elektrike ose lëndim i personit.
SHENJA KUJDESI PËR
INSTALIMIN
Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin
e futjes së pajisjes ose në strukturën e
montimit.
Lejojeni pajisjen të qëndrojë për 2 orë pas
instalimit.
SHENJA TË RËNDËSISHME
PARALAJMËRIMI PËR
PËRDORIMIN
Mos e vendosni spinën me duar të lagura.
• Mos vendosni sende mbi pajisje.
- Kur hapni ose mbyllni derën, sendet mund të
bien dhe të shkaktojnë lëndim personi dhe/ose
dëmtim material.
Mos vendosni sende të mbushura me ujë mbi
frigorifer.
- Nëse derdhen, ka rrezik goditjeje elektrike ose
zjarri.
• Mos lejoni që fëmijët të varen te dera.
- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet
lëndim i rëndë i personit.
Mos i lini të hapura dyert e frigoriferit ndërkohë
që frigoriferi nuk mbikëqyret dhe mos i lini fëmijët
të futen brenda në frigorifer.
- Ekziston rreziku i ngecjes së fëmijëve dhe
i lëndimit serioz të personit për shkak të
temperaturës së ulët.
Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera
në vrimën e shpërndarësit.
- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet
lëndim personi ose dëmtim material.
Mos vendosni në frigorifer substanca të
avullueshme ose të ndezshme, si benzol,
hollues, alkool, eter ose gaz të lëngshëm.
- Ruajtja e një prej këtyre produkteve mund të
shkaktojë shpërthim.
PARALAJMËRIM
KUJDES
PARALAJMËRIM
DA99-02291Q.indb Sec2:3DA99-02291Q.indb Sec2:3 2012.3.5 3:28:37 PM2012.3.5 3:28:37 PM
Page view 146
1 2 ... 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 ... 191 192

Comments to this Manuals

No comments