Samsung WD90K6400OW User Manual Page 777

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 776
Shqip 9
Informacioni i sigurisë
Kujdesi në lidhje me instalimin
KUJDES
Kjo pajisje duhet vendosur në një mënyrë të tillë që të jetë e arritshme nga spina e
korrentit.
• Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes
elektrike.
Instaloni pajisjen në një dysheme të sheshtë dhe të fortë që mund të mbajë peshën e saj.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojnë dridhje anormale, lëvizje, zhurmë ose probleme
me produktin.
Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit
PARALAJMËRIM
Nëse pajisja përmbytet, çaktivizoni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe
kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
• Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.
• Në rast të kundërt mund të sjellë goditje elektrike.
Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë
spinën e korrentit dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Në rastet kur rrjedh gaz (si p.sh. gaz propan, gaz i lëngshëm, etj) ajrosni menjëherë
ambientin pa e prekur spinën. Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike.
• Mos përdorni ventilator elektrik.
• Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
Mos i lini fëmijët që të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Përveç kësaj, kur ta hidhni
pajisjen, hiqni levën e derës së makinës larëse.
• Fëmijët mund të mbyten për shkak të asksimit nëse bllokohen brenda produktit.
Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, polistirolin) që është vendosur në fund të
makinës larëse para se ta përdorni atë.
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose
substanca të tjera të djegshme ose shpërthyese.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të
lartë/tharje/centrifugim).
• Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të
rrëshqitshme. Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
WD90K6400OW_03745R_SQ.indd 9 2016/9/13 11:13:31
Page view 776
1 2 ... 772 773 774 775 776 777 778 779 780 781 782 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments