Samsung WD90K6400OW User Manual Page 778

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 777
10 Shqip
Informacioni i sigurisë
Informacioni i sigurisë
• Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.
Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon.
• Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e kni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndërkohë që ajo është në funksionim.
• Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të
çojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen
e duhur. Mos i lini fëmijët që të ngjiten në pajisje.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.
Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar.
• Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën
gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga priza.
• Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje
elektrike.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni, ose modikoni vetë pajisjen.
• Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës
standarde.
• Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni
pajisjen.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin
ose lëndim.
Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën
elektrike.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një
stuhie me bubullima ose vetëtima.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni
shërbimin më të afërt të klientit të Samsung.
• Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse.
Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të dëmtohen rëndë
nëse mbeten të bllokuar brenda.
WD90K6400OW_03745R_SQ.indd 10 2016/9/13 11:13:31
Page view 777
1 2 ... 773 774 775 776 777 778 779 780 781 782 783 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments