Samsung SM-G900F User Manual Page 125

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 253
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 124
S Health
125
•
Informacionet personale të grumbulluara nga S Health mund të ruhen në pajisje
vetëm për qëllime informative. Samsung nuk merr, ruan dhe as nuk transmeton
informacionet tuaja personale. (Por nëse hyni në llogarinë tuaj Samsung nga S Health,
të dhënat tuaja mund të ruhen në server për qëllime të rikuperimit të të dhënave.)
Informacionet personale mund të ruhen deri në plotësimin e këtyre qëllimeve. Mund
t'i fshini të dhënat personale të ruajtura nga S Health me opsionin Reset data në
menunë Settings ose duke ç'instaluar aplikacionin. Rivendosja e të dhënave do t'i
fshijë të gjitha informacionet e ruajtura në server. Për të fshirë të dhënat që keni ndarë
me rrjetet shoqërore ose që keni transferuar në pajisje ruajtjeje, ju duhet t'i fshini ato
veçmas.
•
Ju mbani përgjegjësi të plotë për përdorimin e papërshtatshëm të të dhënave të
ndara në rrjetet shoqërore ose të transmetuara tek të tjerë. Bëni kujdes kur ndani të
dhënat tuaja personale me të tjerë.
•
Për t'i siguruar informacionet tuaja personale, në ekranin kryesor të S Health, shtypni
Cilësimet
Fjalëkalimi
, dhe pastaj zgjidhni një fjalëkalim.
•
Nëse pajisja është e lidhur me pajisjet matëse, verifikoni protokollin e komunikimit për
të konfiguruar përdorimin e duhur. Nëse përdorni një lidhje pa tela, si Bluetooth ose
ANT+, pajisja mund të ndikohet nga interferenca elektronike prej pajisjeve të tjera.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve të tjera që transmetojnë valë radio.
•
Materialet e përdorura në aplikacionin S Health mund të ndryshojnë në varësi të
versionit të softuerit të aplikacionit. Shërbimet e ofruara me aplikacionin janë subjekt i
ndryshimit ose anulimit të mbështetjes teknike pa njoftim paraprak.
Page view 124
1 2 ... 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 ... 252 253

Comments to this Manuals

No comments