Samsung SM-G900F User Manual Page 249

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 253
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 248
Zgjidhja e problemeve
249
Jehona zëri gjatë një telefonate
Rregullojeni volumin duke shtypur butonin Volum ose lëvizni në një vend tjetër.
Një rrjet celular ose Interneti shkëputet shpesh ose cilësia e zërit është e
dobët
•
Sigurohuni që nuk jeni duke bllokuar antenën e brendshme të pajisjes.
•
Kur ndodheni në zona me sinjale të dobëta ose pak valë, mund të humbni sinjalin. Mund
të keni probleme lidhjeje për shkak të problemeve me stacionin e bazës të operatorit.
Zhvendosuni në një zonë tjetër dhe provoni përsëri.
•
Kur e përdorni pajisjen gjatë lëvizjes, shërbimet e rrjeteve me valë mund të ç'aktivizohen për
shkak të problemeve me rrjetin e shërbimit të operatorit.
Ikona e baterisë është bosh
Bateria juaj ka rënë. Karikojeni ose ndërrojeni baterinë.
Bateria nuk karikohet mirë (Për karikuesit e aprovuar nga Samsung)
•
Sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur mirë.
•
Nëse terminalet e baterisë janë të ndotur, bateria mund të mos karikohet mirë ose pajisja
mund të fiket. Fshijini të dy kontaktet ngjyrë floriri dhe provoni ta karikoni baterinë përsëri.
•
Bateritë në disa pajisje nuk mund të ndërrohen nga përdoruesi. Për ta ndërruar baterinë,
vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung.
Bateria bie më shpejt se kur u ble në fillim
•
Kur e ekspozoni baterinë ndaj temperaturave shumë të ftohta ose të nxehta, karikimi i
përdorshëm mund të bjerë.
•
Konsumimi i baterisë rritet kur përdorni veçoritë e mesazheve ose disa aplikacione, si lojëra
ose Internet.
•
Bateria është e konsumueshme dhe karikimi i përdorshëm do të shkurtohet me kalimin e
kohës.
Page view 248
1 2 ... 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253

Comments to this Manuals

No comments