Samsung SM-G5309W User Manual Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 765
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
Shqip
23
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të
dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me
qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të
sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime
të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
• Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në
frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin
normal të pajisjeve të tjera elektronike.
• Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me
pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje
me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios
• Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda
një rrezeje 15cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të
ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
• Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër,
përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të
kundërt me peismeikërin.
• Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes
para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat
e radios të lëshuara nga pajisja.
• Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me
instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është
e fikur gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta
përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli
i aeroplanit.
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 ... 764 765

Comments to this Manuals

No comments