Samsung SM-G5309W User Manual Page 31

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 765
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 30
Shqip
30
Kur përdorni pajisjen, mos harroni
• Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.
• Flisni direkt në mikrofon.
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
• Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të
pavlefshme garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për
shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
• Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të
shkaktojë shpërthim ose zjarr.
• Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me
pajisjen të ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
• Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
• Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
• Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu
mund të çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të
shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i
synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e
pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen
tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme
garancinë nga prodhuesi.
Page view 30
1 2 ... 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 ... 764 765

Comments to this Manuals

No comments