Samsung WD80J5430AW User Manual Page 835

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 834
Shqip 3
Informacioni i sigurisë
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të
rëndësishëm për instalimin, përdorimin dhe përkujdesjen e pajisjes tuaj. Ju lutemi,
kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përtuar plotësisht nga avantazhet dhe
veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.
Çfarë duhet të dini për udhëzimet e sigurisë
Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t’u siguruar që dini sesi të vini në punë në
mënyrë të sigurt dhe me ekasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju
lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për referencë të mëvonshme.
Pajisjen përdoreni vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar siç përshkruhet në këtë
manual udhëzimesh.
Paralajmërimet dhe Udhëzimet e Rëndësishme për Sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë
të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që
të përdorni gjykimin e duhur, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në
përdorim makinën tuaj larëse.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat
e makinës suaj larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual
dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë
pyetje ose shqetësime, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe
informacion në internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdoruesi:
PARALAJMËRIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit,
vdekje dhe/ose dëmtim të pronës.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit, dhe/ose
dëmtim të pronës.
SHËNIM
Tregon që ekziston rrezik i lëndimeve personale ose dëmtimeve materiale.
WD80J5430AW_03588L-07_SQ.indd 3 2016/4/5 15:37:03
Page view 834
1 2 ... 830 831 832 833 834 835 836 837 838 839 840 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments