Samsung WD80J5430AW User Manual Page 850

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 849
18 Shqip
Instalimi
Instalimi
Nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina
larëse duhet të instalohet në dysheme
të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri
mund të duhet të përforcohen për të
minimizuar vibrimin dhe/ose ngarkesa
jo të ekuilibruara. Sipërfaqet e veshura
me tapet dhe pllaka të buta nuk kanë
rezistencë të mirë ndaj dridhjeve dhe
mund të shkaktojnë lëvizjen e lehtë të
makinës larëse gjatë ciklit të centrifugës.
KUJDES
MOS e instaloni makinën larëse mbi një
platformë ose strukturë me qëndrueshmëri
të ulët.
Temperatura e ujit
Mos e instaloni makinën larëse në vende
ku uji mund të ngrijë pasi makina larëse
gjithnjë mban pak ujë në valvulat, pompat
dhe/ose tubat e saj. Uji i ngrirë i mbetur
në pjesët e lidhjeve mund të shkaktojë
dëmtime të rripave, pompës dhe pjesëve të
tjera të makinës larëse.
Instalimi në mur ose dollap
Hapësira minimale për një punim të
qëndrueshëm:
Anët 25 mm Pas 50 mm
Lart 25 mm Përpara 550 mm
Nëse makina larëse dhe makina tharëse
instalohen në të njëjtin vend, pjesa e
përparme e aneksit ose dollapit duhet
të ketë të paktën 550 mm hapësirë të
papenguar ajrimi. Vetëm makina juaj larëse
nuk ka nevojë për një hapje të posatçme të
ajrit.
WD80J5430AW_03588L-07_SQ.indd 18 2016/4/5 15:37:04
Page view 849
1 2 ... 845 846 847 848 849 850 851 852 853 854 855 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments