Samsung WD80J5430AW User Manual Page 844

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 843
12 Shqip
Informacioni i sigurisë
Informacioni i sigurisë
Përdorimi i produktit për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i produktit. Në kë
rast, produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe
Samsung-ut nuk do t’i ngarkohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose dëmtime që
rrjedhin nga ky keqpërdorim.
Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të
ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisje.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
Mos spërkasni materiale shpërthyese të tillë si insekticide në sipërfaqen e pajisjes.
• Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose
probleme me produktin.
Mos vendosni pranë makinës larëse objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që kullon gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos
e prekni ujin.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja
juaj nuk ka një cikël të veçantë për larjen e këtyre artikujve.
(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e
etjes, mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave,
makinave etj.
• Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë të makinës larëse në
etiketën e kujdesit. Kjo mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim të makinës larëse,
mureve, dyshemesë ose rrobave për shkak të dridhjeve anormale.
• Mos i lani qilimat apo tapetet e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e
poshtme prej gome mund të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar
avari, si p.sh. probleme shkarkimi.
Mos e përdorni makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i
nxehtë.
• Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Mos e fusni dorën nën sirtarin e detergjentit.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja e futjes së
detergjentit.
• Drejtuesi i detergjentit lëng (vetëm modelet që zbatohet) nuk duhet të përdoret për
detergjent pluhur. Hiqni drejtuesin kur përdorni detergjent pluhur.
WD80J5430AW_03588L-07_SQ.indd 12 2016/4/5 15:37:03
Page view 843
1 2 ... 839 840 841 842 843 844 845 846 847 848 849 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments