Samsung WD80J5430AW User Manual Page 859

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 960
  • Table of contents
  • TROUBLESHOOTING
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 858
Shqip 27
Para se të lloni
HAPI 4 - Paralarja (nëse është e
nevojshme)
Zgjidhni opsionin Larja paraprake për
programin e zgjedhur nëse rrobat janë
shumë të ndotura. Mos e përdorni opsionin
Larja paraprake kur shtohet detergjent
manualisht në kazan.
HAPI 5 - Përcakto kapacitetin e
ngarkesës
Mos e mbushni makinë larëse më shumë
sesa duhet. Mbingarkimi mund të bëjë
që makina larëse të mos lajë siç duhet.
Për kapacitetin e ngarkesës për llojin e
rrobave, shiko faqen 37.
SHËNIM
Kur lani shtresa ose mbulesa krevati, koha
e larjes mund të jetë më e gjatë ose mund
të ulet ekasiteti i rrotullimit. Për shtresat
dhe mbulesat e krevateve, shpejtësia
maksimale e rekomanduar e ciklit të
rrotullimit është 800 rpm dhe kapaciteti i
ngarkesës është 2 kg ose më pak.
KUJDES
Nëse rrobat nuk janë të balancuara dhe
shfaqet kodi i gabimit "UB", atëherë
shpërndajeni përsëri ngarkesën. Rrobat e
pabalancuara mund të ulin performancën e
rrotullimit.
HAPI 6 - Përdor detergjentin e duhur
Lloji i detergjentit varet nga lloji i
materialit (pambuk, sintetike, artikuj
delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura
e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë
përdorni detergjent larës të llojit “me
ujra me pak sapun”, i cili është krijuar për
makinat larëse automatike.
SHËNIM
• Ndiqni rekomandimet e prodhuesit
të detergjentit në varësi të peshës
së rrobave, shkallës së ndotjes dhe
fortësisë së ujit në zonën tuaj. Nëse nuk
jeni të sigurt për sasinë e mineraleve
në ujë, kontaktoni me një autoritet lokal
për ujin.
• Mos përdorni detergjent që ka
tendencën të forcohet ose ngurtësohet.
Ky detergjent mund të mbetet pas ciklit
të shpëlarjes, duke bllokuar daljen e
shkarkimit.
KUJDES
Kur lani të leshta duke përdorur programin
e të leshtave, përdorni vetëm detergjent të
lëngshëm neutral. Nëse detergjenti pluhur
përdoret me procesin Të leshta, ai mund të
mbetet te rrobat dhe t’i çngjyrosë ato.
WD80J5430AW_03588L-07_SQ.indd 27 2016/4/5 15:37:06
Page view 858
1 2 ... 854 855 856 857 858 859 860 861 862 863 864 ... 959 960

Comments to this Manuals

No comments