Samsung WF1802WFVS/YLE User Manual Page 578

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 660
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 577
6_ informacioni i sigurisë
SHENJATEPARALAJMËRIMEVESERIOZEPËRINSTALIMIN
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet bërë nga një teknik i kualifikuar ose një kompani shërbimesh.
- Nëse nuk i zbatoni këto rregulla mund të shkaktohen goditje elektrike, zjarr, shpërthime,
probleme me produktin ose lëndime.
Kjo pajisje është e rëndë, bëni kujdes kur e ngrini.
Vendoseni kabullin e korrentit në një prizë në mur AC 220V/50Hz/15A ose me voltazh më të
lartë dhe përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje. Mos përdorni kabull zgjatues.
- Nëse prizën e përdorni edhe për pajisje të tjera të lidhura në priza të shumëfishta ose
zgjasni kabllon elektrik kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose në zjarr.
- Sigurohuni që voltazhi i rrymës, frekuenca dhe korrenti të jenë të njëjtë me ato të
specifikimeve të produktit. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje
elektrike ose zjarr. Vendoseni mirë spinën në prizën e murit.
Fshini rregullisht të gjitha substancat e tilla si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së
korrentit dhe pikat e kontaktit duke përdorur një cohë të thatë.
- Hiqeni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një cohë të thatë.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Vendoseni spinën e korrentit në prizën në mur në drejtimin e duhur në mënyrë që kabulli të
jetë me drejtim poshtë nga dyshemeja.
- Nëse spinën e korrentit e vini në prizën e murit në drejtim të kundërt, telat elektrikë
brenda kabullit mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike dhe zjarr.
Të gjitha materialet e ambalazhimit mbajini larg fëmijëve, pasi materialet e ambalazhimit
mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.
- Nëse një fëmijë vendos qese në kokë, kjo mund të shkaktojë asfiksi.
Kur pajisja, spina e pajisjes, ose kabulli elektrik janë dëmtuar, kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet tokëzuar siç duhet.
Mos e togëzoni pajisjen tek tubat e gazit, tubat plastikë të ujit, ose tek linja e telefonit.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
- Mos e lidhni kurrë kabullin elektrik tek një prizë që nuk është e togëzuar saktë dhe
sigurohuni që tokëzimi të jetë bërë në pajtim me kodet vendore dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi, ose materialeve që marrin flakë.
Mos e instaloni këtë pajisje në vend me lagështirë, me vaj ose me pluhur, në një vend të
ekspozuar direkt ndaj dritës së diellit dhe ujit (pikave të shiut).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me temperaturë të ulët.
- Ngrica mund shkaktojë çarjen e tubave
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend kur mund të rrjedhë gaz.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni transformator elektrik.
- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni spina të dëmtuara, kabllo të dëmtuar ose priza muri të pamontuara mirë.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
informacioni i sigurisë
PARALAJMERIM
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 6 2013-7-20 13:03:37
Page view 577
1 2 ... 573 574 575 576 577 578 579 580 581 582 583 ... 659 660

Comments to this Manuals

No comments