informacioni i sigurisë _7
Mos e tërhiqni me forcë ose mos e përthyeni tej mase kabllon.
Mos e përdridhni ose lidhni kabllon elektrike.
Kabllon elektrike mos e kapni tek një objekt metalik, mos vendosni objekte të rënda mbi të,
mos e vendosni në mes të sendeve të tjera, mos e futni në hapësirat prapa pajisjes.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni kabllon elektrike kur e hiqni spinën nga priza.
- Shkëputeni pajisjen nga korrenti duke mbajtur spinën.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Mos e vendosni kabllon elektrike dhe tubat atje ku mund të pengoheni e të rrëzoheni.
SHENJATEPARALAJMËRIMITPËRINSTALIMIN
Kjo pajisje duhet të pozicionet në mënyrë të tillë që të keni mundësi ta arrini prizën elektrike.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për
shkak të rrjedhjes elektrike.
Pajisjen tuaj instalojeni në një dysheme të niveluar dhe të fortë e cila mund ta mbajë peshën
e saj.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime, kjo gjë mund të shkaktojë dridhje jonormale, lëvizje,
zhurmë, ose probleme me produktin.
SHENJATEPARALAJMËRIMEVESERIOZEPËRPËRDORIMIN
Nëse pajisja tejmbushjet me ujë, ndërprisni furnizimin me ujë dhe energji menjëherë dhe
kontaktoni qendrën e shërbimit më të afërt.
- Mos e prekni spinën elektrike me duar të lagura
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike
Nëse pajisja bën një zhurmë të çuditshme, nxjerr erë djegieje ose tym, hiqeni spinën nga
korrenti menjëherë dhe kontaktoni qendrën e shërbimit më të afërt.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Në rastet kur rrjedh gaz (si p.sh. gaz propan, gaz i lëngshëm, etj) ajrosni menjëherë
ambientin pa e prekur spinën. Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike.
- Mos përdorni ventilator elektrik.
- Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Gjithashtu kur ta hidhni
pajisjen, hiqeni kapësen e derës së makinës larëse.
- Nëse mbeten brenda, fëmijët mund të ngecin dhe mund të asfiksohen deri në vdekje.
Sigurohuni që ta keni hequr ambalazhin (sfungjerin, bukën e peshkut) vendosur në fundin e
makinës larëse përpara se ta përdorni.
PARALAJMERIM
KUJDES
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 7 2013-7-20 13:03:38
Comments to this Manuals