Samsung WF1802WFVS/YLE User Manual Page 580

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 660
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 579
8_ informacioni i sigurisë
Mos lani rroba të ndotura me gazolinë, vajguri, benzinë, hollues boje, alkool dhe substanca
të tjera që marrin flakë ose shpërthejnë.
- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni derën e makinës larëse me forcë ndërkohë që është në punë (gjatë larjes me
temperaturë të lartë/tharjes/shtrydhjes).
- Ujë që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose dyshemeja mund të bëhet e
rrëshqitshme.
Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
- Hapja me forcë e derës mund të shkaktojë dëmtimin e produktit ose lëndim të
personave.
Mos i fusni duart poshtë makinës larëse.
- Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.
- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndërkohë që ajo është në funksionim.
- Vendosja e spinës sërish në prizën e murit mund të shkaktojë një shkëndijë dhe mund të
shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin këtë pajisje të pambikëqyrur.
Mos i lejoni fëmijët të hipin sipër kësaj pajisjeje.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohen goditje elektrike, djegie ose
lëndime.
Mos fusni duart ose një objekt metalik nën pajisje ndërkohë që pajisja është në punë.
- Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e shkëpusni pajisjen nga korrenti duke tërhequr kabullin elektrik, kapeni gjithnjë mirë
dhe tërhiqeni drejtë spinën nga priza.
- Dëmtimi në kabull mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni, ose modifikoni vetë pajisjen.
- Mos përdorni siguresa (të tilla si tel bakri apo çeliku, etj) përveç siguresës standarde.
- Kur ju duhet ta riparoni apo instaloni sërish pajisjen, kontaktoni qendrën e shërbimit më
të afërt.
- Nëse nuk i zbatoni këto rregulla mund të shkaktohen goditje elektrike, zjarr, probleme me
produktin ose lëndime.
Nëse ndonjë substancë e huaj si për shembull ujë ka hyrë në pajisje, hiqeni spinën nga priza
dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Kur zorra e furnizimit të ujit lirohet nga saraçineska dhe përmbyt pajisjen, hiqeni spinën nga
priza.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Shkëputeni pajisjen nga priza kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohe ose gjatë
stuhive me vetëtima/shkreptima.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
informacioni i sigurisë
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 8 2013-7-20 13:03:38
Page view 579
1 2 ... 575 576 577 578 579 580 581 582 583 584 585 ... 659 660

Comments to this Manuals

No comments