Samsung WF1802WFVS/YLE User Manual Page 586

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 660
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 585
14_ vendosja e makinës tuaj larëse
vendosja e makinës tuaj larëse
PËRMBUSHJAEKËRKESAVETËINSTALIMIT
Furnizimimeenergjielektrikedhetokëzimi
Për të parandaluar rrezikun e panevojshëm të zjarrit, goditjen elektrike ose dëmtimin personal, të
gjitha lidhjet e kabllove dhe tokëzimi duhen bërë në përputhje me Kodin Elektrik Kombëtar ANSI/
FNPA, Nr.70 Azhornimi i Fundit dhe kodet e rregulloret vendore. Eshtë përgjegjësia personale e
pronarit të pajisjes që të sigurojë një shërbim elektrik të përshtatshëm për këtë pajisje.
Mos përdorni kurrë një kabllo zgjatës.
Përdorni vetëm kabllin e korrentit që shoqëron makinën tuaj larëse.
Kur përgatisni instalimin, sigurohuni se furnizimi juaj me energji jep:
• 220V~240V 50Hz 15 AMP me siguresë ose çelës të qarkut
• Degë individuale të qarkut që shërben vetëm për makinën tuaj larëse
Makina juaj larëse duhet të tokëzohet. Nëse makina juaj larëse nuk funksionon mirë ose prishet,
tokëzimi do të zvogëlojë rrezikun e goditjes elektrike, duke siguruar një rrugë të rezistencës më të
vogël për korrentin elektrik.
Makina juaj larëse shoqërohet nga një kabëll i korrentit që ka një spinë me tre dhëmbë të
tokëzimit për t’u përdorur në një prizë të instaluar siç duhet dhe të tokëzuar.
Mos lidhni kurrë kabllin e tokëzimit me linja të tubacioneve plastikë, linja të gazit ose tuba të
ujit të nxehtë.
Lidhja në mënyrë jo të përshtatshme e përçuesit të pajisjes për tokëzim mund të rezultojë në
goditje elektrike.
Kontrolloni me një elektriçist të kualifikuar të shërbimit nëse jeni të pasigurtë nëse makina juaj
larëse është tokëzuar siç duhet. Mos e modifikoni spinën që shoqëron makinën larëse. Nëse nuk
hyn në prizë, instaloni një prizë të përshtatshme nga një elektriçist i kualifikuar.
FurnizimimeUjë
Makina juaj larëse do të mbushet siç duhet kur presioni juaj i ujit është 50 kPa ~ 800 kPa.
Presioni i ujit nën 50 kPa mund të shkaktojë mosfunksionim të valvolës së ujit, duke mos lejuar
që valvola e ujit të mbyllet plotësisht. Ose makinës larëse mund t’i duhet më shumë kohë për t’u
mbushur sesa kontrollet lejojnë, duke rezultuar në fikjen e makinës tuaj larëse. (Një kufi i kohës së
mbushjes, i krijuar për të parandaluar mbushjen e tepërt/përmbytjen nëse një zorrë e brendshme
çlirohet, është vendosur në kontrollet.)
Rubinetët e ujit duhet të jenë brenda 4 këmbë (122cm) nga pjesa e prapme e makinës tuaj larëse
në mënyrë që tubat e futjes së ujit të arrijnë në makinë tuaj larëse.
Shumica e dyqaneve të pajisjeve hidraulike shesin tuba të futjes së ujit deri ne një gjatësi 10
këmbë (305cm).
Ju mund të zvogëloni rrezikun e rrjedhjeve dhe dëmtimit nga uji përmes:
• Dukeibërërubinetëttëdisponueshëmlehtësisht.
• Dukeimbyllurrubinetëtkurmakinalarësenukështëdukeupërdorur.
• Dukekontrolluarperiodikishtpërrrjedhjetëvendetemontimittëtubavetëfutjessëujit.
Përpara përdorimit të makinës tuaj larëse për herë të parë, kontrolloni të gjitha lidhjet në
valvolën e ujit dhe rubinetët e ujit për rrjedhje.
PARALAJMERIM
PARALAJMERIM
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 14 2013-7-20 13:03:40
Page view 585
1 2 ... 581 582 583 584 585 586 587 588 589 590 591 ... 659 660

Comments to this Manuals

No comments