Samsung WF1802WFVS/YLE User Manual Page 600

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 660
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 599
28_ larja e një ngarkese me rroba
Larjaerrobavemedorë
Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur Zgjedhësin e Ciklit.
1. Hapni furnizimin me ujë.
2. Shtypni butonin Power (Energjia) në makinën larëse.
3. Hapni derën.
4. Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.
5. Mbyllni derën.
6. Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes
paraprake në ndarjet e duhura.
7. Shtypni butonin Temp.(Temperatura) për të zgjedhur temperaturën.
(
(UjëiFtohtë:Tëgjithadritatkur),20˚C,30˚C,40˚C,60˚C,95˚C)
8. Shtypni butonin Rinse(Shpëlarje) për të përzgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të
shpëlarjes.
Numri maksimal I cikleve të shpëlarjes është pesë.
Kohëzgjatja e larjes rritet siç duhet.
9. Shtypni butonin Spin (Shtrydhja) për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes.
Funksioni i rinse hold (mbajtja e shtrydhjes) ju lejon të hiqni gjërat që janë ende të qullura nga
makina larëse. (
: No Spin (Pa shtrydhje))
10. Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar) në mënyrë të përsëritur për të kaluar
përmes opsioneve në dispozicion për Delay End (Përfundimi i Vonuar) (nga 3 orë në 19 orë
me rritje prej një ore). Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.
11. Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) dhe makina do të fillojë ciklin.
UDHËZIMETPËRLARJENERROBAVE
Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme.
Gjithnjë kontrolloni etiketën e Kujdesit të rrobave përpara larjes.
Klasikonirrobatsipaskriterevetëmëposhtme:
• Etiketa e Kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të
leshta dhe mëndafshe artificiale.
• Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lani artikujt e rinj, me ngjyra veçmas.
• Madhësia: Vendosja e artikujve të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të
përmirësojë veprimin e larjes.
• Ndjeshmëria: Lani artikujt delikatë veçmas, duke përdorur ciklin e larjes Delicate (Delikate) për
të leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat e artikujve që
lani ose referojuni skemës së kujdesit për materialet në shtojcën.
Zbraznixhepat
Përpara çdo larje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vegjël, të fortë dhe me
forma të parregullta, të tillë si monedha, thika, karfica dhe kapëse mund të dëmtojnë makinën
tuaj larëse. Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rëndë.
Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa dhe ato të
qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave ose xhaketave janë të
hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me
një lidhëse përpara larjes.
Rrobat me lidhëse të gjata mund të ndërthurren me rroba të tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni
që t’i fiksoni lidhëset përpara fillimit të larjes.
Larjaparaparakeetëpambuktave
Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentët modernë, do të japë rezultate të përsosura të
larjes, duke ju kursyer energji, kohë, ujë dhe detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë
veçanërisht të pista, bëni një larje paraprake me një detergjent me bazë proteine.
larja e një ngarkese me rroba
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 28 2013-7-20 13:03:48
Page view 599
1 2 ... 595 596 597 598 599 600 601 602 603 604 605 ... 659 660

Comments to this Manuals

No comments