Samsung WF1802WFVS/YLE User Manual Page 583

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 660
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 582
informacioni i sigurisë _11
Mos përdorni sapun natyral për të larë duart në makinën larëse.
- Ai forcohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë probleme me
produktin, çngjyrim, ndryshk dhe aroma të këqija.
Mos lani rroba të mëdha të tilla si çarçafë në rrjetën e larjes.
- Vendosni çorapet dhe të brendshmet në rrjetën e larjes dhe lajini së bashku me rrobat e
tjera.
- Nëse nuk i zbatoni këto udhëzime mund të shkaktohet lëndim për shkak të dridhjeve
jonormale.
Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.
- Ai grumbullohet brenda makinës larëse, dhe mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.
Për makinat larëse që kanë hapje për ventilim në pjesën e fundit, sigurohuni që hapja të
mos jetë penguar nga tapetet ose nga pengesa të tjera.
Sigurohuni që xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen të jenë boshatisur.
- Sendet e forta të mprehta, të tilla si monedhat, paramanat, gozhdët, vidat ose gurët
mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha në pajisje.
Mos lani rroba me tokëza, kopsa ose metale te tjera të rënda të mëdha.
SHENJATEPARALAJMËRIMEVESERIOZEPËRPASTRIMIN
Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur ujë direkt në të.
Mos përdorni solucion pastrues acid të fortë.
Mos përdorni benzinë, hollues ose alkool për ta pastruar pajisjen.
- Kjo gjë mund të shkaktojë çngjyrim, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.
Përpara se të pastroni ose mirëmbani pajisjen, shkëputeni pajisjen nga priza në mur.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
UDHËZIMERRETHSHENJËSPËRMBETURINATEPAJISJEVE
ELEKTRIKE&ELEKTRONIKE(WEEE)
Hedhja e saktë e këtij produkti (Mbeturinat e pajisjeve elektrike &
elektronike)
(E aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera evropiane me sistem të
veçantë grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, aksesorë ose literaturë tregon se produkti dhe pjesët elektronike (p.sh.
ngarkuesit, kufjet, kabllot USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera të shtëpisë
në fund të kohës së tyre të përdorimit. Për të parandaluar dëmtime të mundshme ndaj mjedisit
ose shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, lutemi ndajini këto artikuj nga
llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato me përgjegjësi për të promovuar ripërdorimin e
qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit familjarë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku e kanë blerë këtë produkt ose
zyrën e pushtetit vendor për të dhëna se ku dhe si mund t’i riciklojnë këto mbeturina duke mos
dëmtuar mjedisin.
Përdoruesit tregtarë duhet të kontaktojnë shitësit e tyre dhe të pyesin për kushtet dhe konditat e
kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pjesët e tij elektronike kur hidhen nuk duhet të përzihen me
mbeturina të tjera komerciale.
PARALAJMERIM
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 11 2013-7-20 13:03:38
Page view 582
1 2 ... 578 579 580 581 582 583 584 585 586 587 588 ... 659 660

Comments to this Manuals

No comments